E mbylli me Juventusin, Dybala: Do jeni gjithmonë në zemrën time

E mbylli me Juventusin, Dybala: Do jeni gjithmonë në zemrën time

Sulmuesi, Paulo Dybala, do të largohet nga Juventusi pas përfundimit të sezonit, teksa ditën e djeshme u përshëndet edhe me tifozët, ku nuk i mbajti dot lotët.

Në një postim të bërë ditën e sotme, Dybala ka shkruar se Juventusin dhe tifozët do i mbajë gjithnjë në zemër, ndërsa shtoi se nuk do i harrojë  kurrë.

Erdha te Juventus në moshën 21-vjeçare ashtu si numri që mbaja në fanellë, në këto vite jam rritur si lojtar dhe si njeri. Kanë qenë vite të bukura, me punë, gola dhe suksese. Por, jo gjithnjë ka shkuar siç e meritonim apo shpresonim. Gjithsesi, ia kemi dalë gjithnjë të ringrihemi dhe falë kësaj skuadre kam përmbushur objektiva të rëndësishëm. Kam gjetur lojtarë specialë dhe jam ndjerë gjithmonë i dashur nga tifozët, nga njerëzit dhe fëmijët në ambientin e Juventus.

Këtë nuk do ta harroj kurrë. Me kalimin e kohës janë shtuar përgjegjësitë dhe gjithnjë jam munduar të tregohem në lartësinë e duhur. Kam qenë me ju për shtatë vite, shtatë vite të bukura por edhe me momente të vështira. Sot rrugët tona ndahen, por do t’iu mbaj gjithnjë në zemër sepse më keni dhuruar shumë dashuri dhe respekt. Shpresoj t’iu kem dhuruar sadopak kënaqësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy