Chelsea nis sulmin për Perisic

Chelsea nis sulmin për Perisic

  Me 33 vite mbi supe dhe një karrierë për tu patur zili, Ivan Perisic akoma gëzon interesin e ekipeve të elitës.

Kroati ka patur fatin të mbrojë ngjyrat e Bayern Munchen në të kaluarën, ekip me të cilin fitoi shumë tituj dhe u shpall nënkampion i botës me ‘’ Trikolorët ‘’ në 2018 -tën .

 Së fundmi  sipas gazetarit Ekrem Onur në ndjekje të mesfushorit është vënë Chelsea , ekip që po kalon një periudhë tranzicioni për aryse të ndërrimit të pronarit .

Ivan Perisic gëzoi trofeun e Kupës së Italisë javën e kaluar ku zikaltërit mposhtën Juventusin në një supersfidë në të cilën nxënësi i Simone Inzaghit la shenjë me një dygolësh duke i dhënë trofeun kampionëve në fuqi të Scudettos .

Tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ priten shumë ndryshime në merkaton e verës dhe Thomas Tuchel shpreson të përsërisë suksesin e të kaluarës me fitimin e Champions Leagues , trofeu i parë në historikun e këtij traineri i cili la shenjë edhe tek Borussia Dortmundi.

Sistemi që aktualisht praktikon Chelsea , pra  3-4-2-1  mund të pësojë ndryshime gjatë sezonit vijues për ti siguruar një vend komod Ivan Perisicit i cili konsiderohet një lojtar shumë i shpejtë dhe teknik dhe Premier League mund të rezultojë një zgjedhje e zgjuar e tij.

Megjithatë duke iu referuar aktualit  , Interi akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit sepse i mbeten edhe dy ndeshje  dhe diferenca me rivalët e Milanit është vetëm një pikë , histori që mund të ndryshojë fatet e shumë lojtarëve gjatë merkatos, ose mund të sigurojë qëndrimin e tyre në të famshmin ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy