La Liga , opsion për Suarez

La Liga , opsion për Suarez

 Pavarësisht se Inter Miami i ka trokitur në derë Luis Suarezit , e kaluara e uruguajanit në Europë vijon të merret në konsideratë nga ekipe cilësore.

‘’ El Pistolero ‘’ e përfundon kontratën me Nacionalin në fundin e sezonit dhe besohet se pas Botërorit të Katarit do të ndryshojë destinacion për të startuar një tjetër eksperiencë në karrierë .

35 vjeçari ka impresionuar me kryeqytetasit dhe njëkohësisht klubin e zemrës duke treguar se mosha është vetëm një numër dhe se pasioni për këtë sport gjithmonë konsiderohet predominon në rrugën drejt sukseseve .

Janë tre ekipe të Primera Divisionit si Valencia , Almeria dhe Sevilla të cilat janë interesuar për ishi-n e Barcelonës, kampionat të cilin e njeh shumë mirë dhe ky fakt  mund të konsiderohet një plus për Luis Suarezin.

Gjithsesi duke qenë se është drejt varjes së këpucëve në gozhdë, besohet se ylli i kombëtares ‘’ Celeste ‘’ do të vendosë për një ligë të një niveli ndryshe dhe ndoshta ekipi i lideruar nga legjenda angleze David Beckham do të dalë i fituar duke i dhënë shansin për të treguar përsëri potencialin, me shumë gjasa në Major League Soccer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy