Kandidatët për të drejtuar Spanjën

Kandidatët për të drejtuar Spanjën

Emri i Luis Enriques ka qarkulluar ditët e fundit si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Barcelonës ose Atletico Madridit pas Botërorit të Katarit.

52 vjeçari do të ketë një sfidë shumë të vështirë me ‘’ La Furia Rojan ‘’ në këtë eveniment magjik dhe presidenti Jose Luis Rubiales ka marrë shënime në lidhje me këtë çështje dhe i është futur seriozisht punës për të gjetur zëvëndësuesin ideal të ishi-t të Barcelonës.

Marcelino Garcia Toral është një ndër kandidatët potencialë dhe po pret një shans për të drejtuar kombëtaren e tij në instancat më të rëndësishme të futbollit europian dhe botëror.

Një aspekt i cili mund ta afrojë me shumë trainerin nga Asturias lidhet me refuzimin e disa ofertave së fundmi duke i dhënë ndoshta prioritet drejtimit të ish kampionëve të Europës dhe botës , një kombëtare interesante ku spikasin shumë talentë, të cilët po lënë gjurmë në ekipet e tyre respektive.

S’duhen harruar as alternativat e tjera si Pepe Bordalas dhe Julen Lopetegui, të cilat njëkohësisht shikohen me më pak mundësi për drejtimin e Spanjës.

Luis Enrique vjen pas drejtimit në ekipe si Roma , Celta Vigo dhe natyrisht ‘’ Los Cules ‘’ por çdo cikël e ka një fillim dhe një fund dhe për të Botërori i Katarit do të jetë përfundimi i një eksperience pesëvjeçare .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy