Italia, zgjedh trainerin e ri

Italia, zgjedh trainerin e ri

 Pas largimit të Luciano Spallettit nga drejtimi, drejtuesit e Federatës kanë zgjedhur trainerin e ri.

Bëhet fjalë për Gennaro Gatusson, pas refuzimit të Claudio Ranierit. 

Ishi i Milanit i ka dhënë fund eksperiencës me Hajduk Splitin dhe si duket do të provojë veten tek një ndër kombëtaret më cilësore. 

47 vjeçari është një trainer tejet këmbngulës, kompetitiv dhe shumë kërkues ndaj lojtarëve, i duhuri për të ardhmen e katër herë kampionëve të botës. 

Gjatë karrierës ish mesfushori ka drejtuar ekipe të rëndësishëm, si Milani, Napoli, Valencia dhe Marseille ndër të tjerë, të cilin tek Italia e presin disa sfida, kryesisht kualifikimi në Botërorin e 2026-tës. 

Pas mospjesëmarrjes së ‘’ Azurrëve ‘’ në atë të 2018-tës dhe 2022-shit, shpresohet se me Gennaro Gatusson do të arrihet objektivi i shumëpritur, i cili gjatë eksperiencës si trainer ka fituar vetëm Kupën e Italisë me Napolin në 2020-tën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy