Cristiano Ronaldo mendon largimin

Cristiano Ronaldo mendon largimin

 Viti 2022 ka filluar me shqetësime për një ndër  më të mirët në glob . Cristiano Ronaldo ka marrë fokusin kryesor  tek Manchester United sepse sipas ‘’ Daily Star ‘’ nuk është ndjerë komod në kohët e fundit duke e vënë në pikpyetje qëndrimin në ‘’ Old Trafford ‘’.  

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë të vetëdijshem se duhet të japin maksimumin me Ralf Ragnick deri në fundin e sezonit sepse më pas do ti nënshtrohen urdhërave të një tjetër traineri , mundësisht një figure të rëndësishme .

Por ky është vetëm fiillimi sepse  zëvëndësuesi i gjermanit duhet të jetë në lartësinë e duhur për të nxjerrë më të mirën nga ‘’ Cr7 ‘’ pasi në të kundërt do të rrezikohej bashkjetesa ndërmjet luzitanit dhe anglezëve, fakt që sigurisht do t’i reduktonte ndjeshëm pikët në lidhje me arritjen e objektivave .

Qartësisht bomberi 36 vjeçar ka mbetur i zhgënjyer për mënyrën e menaxhimit të Ralf Ragnick tek 20 herë kampionët  e Premier Leagues , të cilëve iu rindez shpresa  kur Cristiano Ronaldo vendosi përsëri për rikthimin  por entuziazmi ka rënë falë nivelit të anglezëve që ka lënë për të dëshiruar. 

Pavarësisht se mbetet akoma kohë deri në përfundimin e sezonit , drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave “  kanë filluar të analizojnë emra si Mauricio Pochettino , Erik ten Hag  dhe Brendan Rodgers të cilët kanë shfaqur një nivel për tu duartrokitur në skuadrat respektive dhe për Manchester United do të ishte një plus shumë i madh nëse njëri prej tyre do të ulej në pankinë .

Gjithsesi  ky nuk është i vetmi problem i ishi-t të Sporting Lisbonës dhe sipas ‘’ Daily Mail ‘’  për arsye të të qënit tejet i privilegjuar  ka krijuar një lloj tensioni ndërmjet tij dhe lojtarëve të skuadrës të cilët nuk janë dakord me diferencat që bëhen tek britanikët . Por statistikat flasin vetë dhe pavarësisht mungesës së komoditetit , 5 herë fituesi i ‘’ Topit te Artë ‘’ është një bomber i vërtetë  me 14 gola dhe  3 asiste në 21 ndeshjet e deritanishme .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy