Mori drejtimin e Tottenham, Conte: Pse i refuzova në verë londinezët

Mori drejtimin e Tottenham, Conte: Pse i refuzova në verë londinezët

Pasi u zyrtarizua në stolin e Tottenham, Antonio Conte ka folur si trajneri më i ri i londinezëve, teksa është shfaqur shumë i lumtur për këtë aventurë të re. Italiani ka zbuluar gjithashtu pse e refuzoi Tottehamin në verë, kur gjithashtu iu propozua stoli i kësaj skuadre.

Është një kënaqësi të jem këtu. Rikthimi në Angli dhe në një klub të madh si ky, është një privilegj dhe dua të shpërblej besimin e drejtuesve. Qendra stërvitore është perfekte, po ashtu dhe stadiumi.  Është një motivim më vete që të punosh në këto kushte mjaft komode. E pashë fushën dhe doja të filloja punën menjëherë

Tottenham më telefonoi që në verë kur sapo kisha lënë Interin, por nuk ishte momenti i duhur sepse doja të merrja një pushim.

Periudha te Interi? Ishte fantastike. Në 2 sezone arritëm të fitonim kampionatin pas shumë vitesh dhe shkuam deri në finale të Europa Ligës. Ndaluam diktatin e Juventusit, që fitonte prej 9 vitesh rresht.”, u shpreh Conte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy