“Doja të fitonte Italia”, Hajdari: Për Gjermaninë nis një epokë e re

“Doja të fitonte Italia”, Hajdari: Për Gjermaninë nis një epokë e re

Prokurori Shkëlqim Hajdari në emisionin “EuroZone” në MCN TV, tha se dëshironte që sot të fitonte Italia, ndonëse është tifoz i Gjermanisë. Madje për këta të fundit është shprehur se tashmë ka nisur një epokë e re.

“Sot kisha qejf që të fitonte Italia, sepse ndryshe nga herët e tjera, këtë vit Italia e ka nisur ndryshe. Në dy ndeshjet e para, ishin të forta dhe frontale. E kam parashikuar se Italia do të shkonte lart. Përfitoj nga rasti, që të uroj tifozët italianë, një urim special edhe për ish-presidentin Bamir Topi, si tifoz i tyre. Të them të drejtën, Gjermania këtë herë mori atë që kishte mbjellë. Për mendimin këtë herë kemi pasur trajnerin më të dobët. Ne jemi mësuar t’i biem drejt kësaj pune. Nuk e di si qëndroi përsëri trajner zotëria edhe pas rezultateve të dobëta. Për Gjermaninë do të fillojë një epokë e re. Gjermania bëri vetëm një ndeshje të mirë, atë me Portugalinë. Italia në finale nuk do e ketë të lehtë ndaj Anglisë, kanë një nga skuadrat më të kompletuara. Italia ka një favorizim, pasi kanë një ditë më shumë për t’u përgatitur dhe rikuperuar. Kjo Danimarka po na kujton atë kohën kur erdhi nga pushimet dhe fitoi. Shpresoj një finale Angli-Itali. Britanikët edhe kur humbin, e pranojnë dhe nisin pinë birra.”, u shpreh Hajdari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy