
Pas prishjes së kontratës me Real Madridin , vendim i cili pritej , për Eden Hazard është interesuar Vancouver Whitecaps në Major League Soccer. Kjo ligë ka fituar shumë rëndësi në kohët e fundit , sidomos pas transferimit të Lionel Messit tek Inter Miami dhe për belgun është një mundësi shumë e mirë për ta harruar të kaluarën e trishtë tek Real Madridi. Në katër vite 32 vjeçari është aktivizuar në 76 sfida me kryeqytetasit, gjatë të cilave ka shënuar 7 gola dhe ka kontribuar me 12 asiste por si duket është mbushur kupa pavarësisht se u konsiderua një ndër transferimet më të bujshëm të ‘’ Galaktikëve ‘’ asokohe, për të cilin Florentino Perez shpenzoi 160 milionë euro. Duhet theksuar se gjatë etapës me Chelsean, ishi i Lilles u konsiderua një ndër më të mirët në botë por natyrisht largimi nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ për në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ rezultoi një dështim në karrierën e ishi-t të Lilles. Tashmë në metrat e fundit të karrierës , Amerika mund ti shërbejë për të rifituar sadopak terrenin e humbur me qëllimin për ti varur këpucët në gozhdë në mënyrën më të mirë të mundshme.



