
Interesi i Manchester United dhe Atletico Madridit ndër të tjerë për David Affengruber i ka detyruar drejtuesit e Elches në orët e fundit të përcaktojnë shifrën për largimin e tij.
Bëhet fjalë për ekipe me peshë në kampionatet respektive por edhe në Europë dhe ndoshta 24 vjeçari shumë shpejt do ti lërë ‘’ Ilicitanët ‘’ për të vijuar një eksperiencë larg ‘’ Martinez Valeros ‘’.
Krerët e spanjollevë pretendojnë jo më pak se 25 milionë euro, të ndërgjegjshëm për vlerat e nxënësit të Eder Sarabias.
Rendimenti i shkëlqyer është shoqëruar me ndeshje bindëse, efektivitet në prapavijë dhe dalje të sigurta përpara, duke kontribuar në ecurinë e skuadrës.
Për më tepër agresiviteti në duelet një kundra një e bën automatikisht ishi-n e Sturm Graz edhe më të preferuar.
Shifra e lartpërmendur është mëse e justifikuar nga paraqitjet e deritanishme, edhe pse në Segunda Division, kampionat i cili faktikisht konsiderohet tejet kompetitiv.
Do të jetë një duel i fortë, fillimisht ndërmjet ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’, dy klube të cilët kanë mbetur paksa në prapavijë në vitet e fundit referuar aspektit sportiv dhe merkatoja do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për më tej.



