Ditën e sotme është zbardhur kalendari i Kategorisë Superiore U-21, për edicionin 2021-2022. Sezoni për ekipet 21-vjeçare do të nisë më 29 shtator dhe në këtë kampionat marrin pjesë 10 klube e më konkretisht KF Turbina, KF Partizani, FK Apolonia, KF Vllaznia, FK Kukësi, KF Laçi, FK Dinamo, KF Egnatia, KF Tirana dhe KF Bylis.
Ky është sezoni i dytë i Kategorisë Superiore U-21, pasi sezoni i parë u mbyll me Bylisin kampion, në një kampionat të luftuar nga fillimi deri në fund.
I njëjtë pritet të jetë edhe këtë sezon, ku janë të shumta skuadrat që duan triumfin.
Edicioni do të nisë më datë 29 shtator me këto 5 sfida të javës së parë që luhen në orën 14:00:
KF Turbina – KF Partizani
FK Apolonia – KF Vllaznia
FK Kukësi – KF Laçi
FK Dinamo – KF Egnatia
KF Tirana – KF Bylis



