
Chelsea është afër transferimit të radhës në këtë merkato vere. Klubi londinez, ka arritur marrëveshjen për portierin spanjoll, Robert Sanchez. Chelsea do të paguajë në arkat e Brighton 25 milionë euro dhe Sanchez do i nënshtrohet vizitave mjekësore në orët e ardhshme. 25-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit në Premier League me Brighton dhe kjo nuk kaloi pa u vënë re nga klubet e mëdha si Chelsea.



