Bayern Muncheni, nis ofensivën për Vinicius Junior

Bayern Muncheni, nis ofensivën për Vinicius Junior

Dyshimet mbi qëndrimin e Vinicius Junior tek Real Madridi vijojnë ti shkaktojnë dhimbje koke drejtuesve.

Nga kjo situatë do të mundohen të përfitojnë ato të Bayern Munchenit, koshientë për rëndësinë e brazilianit në sulm. 

Sipas Ekrem Onur 25 vjeçari i ka kërkuar Florentino Perezit një rritje page, edhe më të lartë se ajo e Kylian Mbappes por kjo situatë deri më tani nuk është interpretuar në favorin e tij. 

Ishi i Flamengos vijon të bëjë diferencën tek ‘’ Galaktikët ‘’, momentalisht në rangun e më të spikaturve në botë.

 22 gola dhe 14 asiste në 53 sfidat e sezonit të kaluar tregojnë qartazi se çfarë është i aftë të bëjë dhe tashmë bavarezët ja kanë hapur dyert e ‘’ Allianz Arenas ‘’. 

Ndërkohë që ish rekordmenët e Bundesligës janë të ndërgjegjshëm për interesin e ‘’ Los Blancos ‘’ për Michael Olise dhe nuk përjashtohet një shkëmbim midis tyre. 

Por gjithsesi është ende herët për të dhënë një verdikt mbi këtë situate e cila mund të marrë zgjidhje në përfundimin e Botërorit, eveniment deçiziv për të ardhmen e asit të ‘’ Seleçaos ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy