Buffon zbulon prapaskenën, ishte pranë kalimit te rivalët e Juventusit

Buffon zbulon prapaskenën, ishte pranë kalimit te rivalët e Juventusit

Gianluigi Buffon, ka zbuluar se ishte shumë afër kalimit te skuadra e Serie A, Atalanta. Në emisionin “Tiki Taka”, portieri 43-vjeçar, u shpreh se ishte trajneri Pirlo ai që e bindi për të mos kaluar te rivalët e Juves. 

“Gasperini e di këtë gjë. Isha gati të transferohesha në Bergamo. Fola me drejtuesit e Juventusit, por ishte Pirlo që më bindi të qëndroja. Ata më njihnin mirë dhe i dinë pikat e mia të dobëta dhe më bindën që të qëndroja. Kam respekt për Gasperinin për faktin se më telefonoi shpesh sepse më donte tek Atalanta”, u shpreh Buffon.

Kujtojmë se portieri italian u transferua te Parma në Serie B, në merkaton e verës që lamë pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy