
Transferimi i Antonio Rudigerit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ e ka lënë në prapavijë Nacho Fernandezin.
Spanjolli nuk po gjen hapësirat e nevojshme tek Real Madridi, pavarësisht se asnjëherë nuk do të harrohet kontributi i tij në suksesin e kryeqytetasve në të kaluarën .
32 vjeçari i ka qëndruar besnik gjatë gjithë karrierës këtij klubi por duke qenë se kontrata me ‘’ Galaktikët ‘’ përfundon në 30 qershorin e 2023-shit dhe njëkohesisht duke iu referuar situatës që është krijuar , do të ketë shansin për të negociuar me cilindo ekip që dëshiron nga 1 janari i vitit të ardhshëm , me parametër zero .
Rotacionet e shpeshta të Carlo Ancelottit edhe pse kanë rezultuar efikase , e kanë dëmtuar ndjeshëm progresin e Nacho Fernandezit por në njëfarë mënyre lënia në stol justifikohet me suksesin e shokëve të tij, si në Spanjë ashtu edhe në Europë.
Momentalisht ekipe në Serinë A dhe Premier League i kanë ofruar një të ardhme ndryshe qëndërmbrojtësit i cili ndoshta do të largohet nga klubi i zemrës , duke filluar nga merkatoja vijuese pasi aktualiteti nuk e favorizon aspak.



