
Real Madridi është duke menduar seriozisht spastrimet gjatë merkatos së janarit . I padëshiruari i rradhës për Carlo Ancelottin është Dani Ceballos për të cilin madrilenët kanë filluar të negociojnë për rikthimin tek Real Betis.
Sipas ‘ Mundodeportivos ‘ , ‘’ Galaktikët ‘’ dhe ‘’ Los Verdiblancos ‘’ nuk e kanë përjashtuar në asnjë moment rikthimin e mesfushorit në ‘’ Heliopolis ‘’ kundrejt një operacioni që do të arrijë 10 milionë eurot plus bonuset në varësi të rendimentit .
Italiani ja ka bërë të qarta gjërat 25 vjeçarit i cili në të kaluarën ishte protagonist absolut në mesfushën e andaluzëve dhe do të ishte një përforcim ideal për skemat e Manuel Pellegrinit .
Përpos kësaj ideje , Real Betisit i mbetet të zgjidhë largimin e ndonjë lojtari në mënyrë që Dani Ceballos të ketë mundësinë e vënies në dispozicion të trainerit nga Kili si titullar .
Nëse rikthehemi në retrospektivë mund të konkludohet se largimi i talentit spanjoll nga Real Betisi shënoi rrëshkitjen në karrierë , fillimisht tek Arsenali e më pas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , aty ku nuk ka mundur ti arrijë objektivat pavarësisht se ka mbrojtur ngjyrat e një ndër klubeve më të famshëm në planet .
Misioni kryesor i lojtarit nga Utrera është rikuperimi i vlerave të dikurshme dhe shtëpia e tij e vjetër mund ti ofrojë ambjentin ideal për të qenë në lartësinë e duhur gjatë sezoneve vijuese .



