Chelsea, gjen sulmues tek Feyenoordi

Chelsea, gjen sulmues tek Feyenoordi

 Kupa e Afrikës sigurisht po rezulton një evenmient tejet interesant.

Disa lojtarë kanë nisur të spikasin me kombëtaret respektive, ndër të cilët përfshihet edhe Anis Hadj- Moussa.

 Sulmuesi është pjesë e Feyenoordit dhe konsiderohet një ndër më të spikaturit në Eredivisie.

Shumë shpejt drejtuesit e Chelseat kanë nisur ta monitorojnë i cili aktivizohet si ekstrem dhe është shumë i rrezikshëm për rivalët. 

23 vjeçari i lindur në Paris, numëron 7 gola dhe 3 asiste në 23 sfidat e sezonit aktual me ekipin nga Roterdami.

 Lajmi është raportuar nga ‘ Footmercato ‘ dhe duhet thënë se krerët e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ tashmë kanë nisur tratativat me ato të klubit hollandez për arritjen e marrëveshjes. 

Anis Hadj-Moussa është formuar në kategoritë inferiore të Lensit i cili në rastin e një oferte bindëse nga pronari i gjigandëve të Anglisë Todd Boehly mund të largohet nga Feyenoordi. 

Referuar potencialit të manjatit amerikan pritet që në ditët e mbetura të merkatos së janarit Chelsea të jetë një ndër më të përfshirët pasi objektivi është fitimi i sa më shumë titujve gjatë sezonit dhe transferimi i komponentëve cilësorë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ është një prioritet absolut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy