
Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri ka reaguar për herë të parë, pasi u dhunua nga tifozët e Gjilanit ditën e djeshme. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, portieri korçar shkruan se po merr një përkujdesje shembullore.
Më tej ai shkruan se sot do të bëjë analiza të detajuara, për të pasur një pasqyrë të qartë për dëmtimin, nga i cili shpreson të mos ketë probleme.
Faleminderit shumë për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisht jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtuesve në tërësi me një përkujdesje shembullore.
Sot po kryejmë dhe analiza më të detajuara për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmtimit. Shpresoj që çdo gjë të jetë pa problem. Më vjen shumë keq që nuk mund t’iu kthej përgjigje të gjithëve. Ju dua shumë! Faleminderit për gjithçka.




