
Jose Mourinho, mund të drejtojë kombëtaren e Portugalisë, pas Botërorit të Katarit. Është ky lajmi, që ka qarkulluar në mediat italiane kohët e fundit.
“Corriere dello Sport”, raporton se e ardhmja e teknikut portugez te Roma nuk është e sigurt dhe pas Botërorit mund ta shikojmë në stolin e kombëtares luzitane.
Në rast se kjo do të realizohej, atëherë Mourinho te Portugalia do të merrte vendin e Fernando Santos, me të cilin Portugalia fitoi Europianin e vitit 2016.
59-vjeçari ka pasur një karrierë të suksesshme me shumë klube, ku ka arritur të fitojë trofe të rëndësishëm, por nuk ka drejtuar asnjëherë një kombëtare.



