Barcelona, insiston për Lucas Chevalier

Barcelona, insiston për Lucas Chevalier

Mungesa e Andre Ter Stegen ka rezultuar një kundrakohë e pamenduar për Barcelonën.

Gjermani shpeshherë i ka shpëtuar katalanasit në momente të vështira, i cili tashmë ia ka lënë vendin Inaki Penas.

Megjithatë, asnjëherë drejtuesit nuk e kanë shmangur vëmëndjen nga merkatoja e janarit, gjatë të cilës do të kërkojnë transferimin e një tjetër portieri në ‘’ Camp Nou ‘’.

Lucas Chevalier është i preferuari i drejtorit sportiv Deco, një referent tek Lilla.

Sipas ‘ Sport ‘ , ish mesfushori i mirënjohur e vlerëson maksimalisht 23 vjeçarin, të cilit i përfundon kontrata me ‘’ Les Dogues ‘’ në 2027-tën dhe vlera momentalisht në merkato arrin 25 milionë eurot.

Për më tepër gardiani i tre shtyllave është grumbulluar edhe nga Didier Deschamp tek kombëtarja e ‘’ Gjelave ‘’, fakt që flet për ecurinë në kohët e fundit.

Si gjithmonë për lojtarë të këtyre niveleve gara është shumë e ashpër dhe në rastin konkret edhe disa ekipe nga Anglia kanë shfaqur interes.

Eshtë sezoni i tretë i ishi-t të Valenciennes në ‘’ Pierre-Mauroy ‘’, i cili mund të bëhet pjesë e një ekipi i cili bëri ligjin në të shkuarën në futbollin spanjoll dhe atë europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy