
Botërori i cili do të nisë në 11 qershor do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme për çdo kombëtare.
Ajo e Portugalisë është një ndër kandidatet për ta fituar për të parën herë, e cila do të drejtohet nga Roberto Martinez.
Mirëpo në përfundimin e këtij evenimenti drejtuesit e Federatës janë shprehur se duhet një revolucion në lidhje me stolin dhe e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Jose Mourinho.
‘’ The Special One ‘’ është një njohës i shkëlqyer si në nivel ekipesh ashtu edhe kombëtaresh dhe mund të nisë një tjetër eksperiencë.
Pavarësisht se luzitanët përbëhen nga lojtarë të një niveli shumë të lartë ende nuk kanë bindur në lidhje me lojën e zhvilluar e cila sigurisht mund të ndikojë në performancat vijuese.
Ndërsa 63 vjeçari nga Setubal e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit, fitues i disa trofeve të rëndësishëm në të shkuarën.
Mirëpo largimi i Jose Mourinhos nga Benfika do të linte një boshllëk dhe drejtuesit e saj kanë menduar për Ruben Amorim, i cili ka drejtuar më përpara Bragën dhe Sporting Lisbonën.
Në sezonin aktual ishi i Chelseat, Manchester United dhe Interit ndër të tjerë numëron 18 fitore, 6 barazime dhe 6 humbje në 30 sfidat e zhvilluara me ‘’ Shqiponjat ‘’.



