Rabiot drejt rikthimit në Paris

Rabiot drejt rikthimit në Paris

 Rendimenti i vakët i Adrien Rabiot tek Juventusi  sigurisht ka provokuar mënjanimin e francezit nga Massimiliano Allegri , trainer që njihet botërisht për kërkesat duke qenë se drejton një ekip rekordmen në Itali.

 Mirëpo mesfushori ende ndiqet nga ekipe të njohura  si Chelsea , Arsenali apo edhe Paris St Germain që drejtohet nga Christophe Galtier .

 Etapa tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur për 27 vjeçarin dhe ‘’ Parque de Prince ‘’ vijon ti mbajë të hapura dyert për një eksperiencë tjetër me kampionët në fuqi të Ligue 1.

Pas tre vitesh tashmë , Adrien Rabiot mund të veshë përsëri fanellën e ‘’ Les Pariziens ‘’ , ekip ku do të gjente mbështetjen e shumë lojtarëve të njohur , drejt një objektivi madhor siç është fitimi i Champions Leagues.

Eksperienca në Torino në aspektin e përgjithshëm ka lënë për të dëshiruar dhe mënyra më e mirë për ta hedhur pas krahëve është transferimi tek një ekip që krijon shanset për fitimin e titujve .

Parisi do ta fillojë sezonin e ri me të njëjtat objektiva dhe Christophe Galtier duhet të tregojë se e meriton drejtimin e një pankine si ajo e kryeqytetasve.

Pas Mauricio Pochettinos dhe Thomas Tuchel , me trainerin 55 vjeçar parizienët do të tentojnë përsëri gjithçka në sezonin e ardhshëm dhe me një ekip të tillë sigurisht mbeten një ndër rivalët më të frikshëm në çdo kompeticion.

Duhet patur kujdes nga Chelsea dhe Arsenali , ekipe të cilat po zhvillojnë një merkato interesante por duke iu referuar të kaluarës dhe mbështetjes se fuqishme nga Nasser Al Khelaifi , sigurisht Paris St Germain konsiderohet  favorit në këtë histori.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy