Gaya drejt rinovimit me Valencian

Gaya drejt rinovimit me Valencian

  Duket se tentativa e Barcelonës për Jose Luis Gaya do të marrë fund së shpejti .

Besohet se Valencia e ka bindur spanjollin për të qëndruar në ‘’ Mestalla ‘’, kontrata e të cilit skadon në 30 qershorin e 2023- shit.

Anësori është një ndër pilarët e ekipit të Gennaro Gatussos dhe natyrisht ‘’ Los Che ‘’ nuk duan ta humbasin , sidomos me parametër zero.

Sipas drejtuesve të klubit 26 vjeçari kërkon qëndrimin dhe po punohet fort për ti vënë pikën kësaj historie.

Ishi i Milanit gëzon mbështetjen e drejtuesve dhe shquhet për fanatizmin ndaj yjeve të ekipit dhe Jose Luis Gaya është një ndër to .

Në lidhje me këtë vendim talenti inga Alicante u shpreh:

“   Kam mbi 10 vite këtu dhe fakti i të qënit një referencë në këtë ekip është një privilegj për mua . Mundohem të jap maksimumin dhe të jem i fokusuar 100 % gjatë ndeshjeve dhe objektivi im është qëndrimi tek Valencia ‘’ , ishin këto fjalët e Jose Luis Gaya.  

Me këtë deklaratë tashmë Gennaro Gatusso mund të rrijë i qetë, trainer të cilit i mbetet shumë punë për të bërë pasi Primera Division është një kampionat i vështirë por eksperiencat e mëparshme mendohet se do ta ndihmojnë në aventurën me bardhezinjtë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy