Morata prezantohet te Milani: Eliminimi i Interit, kënaqësi e madhe. Duam yllin e dytë

Morata prezantohet te Milani: Eliminimi i Interit, kënaqësi e madhe. Duam yllin e dytë

Sulmuesi Alvaro Morata, bëri prezantimin si lojtari më i ri i Milanit këtë të premte.

Spanjolli u shfaq entuziast për këtë aventurë të re, ndërsa nuk i kurseu ngacmimet për rivalët e qytetit, duke thënë se eliminimi i Interit në Champions, sezonin e kaluar ishte një kënaqësi e madhe.

Dua të fitoj. Sa u përket golave, jam i interesuar deri në një farë pikë për të shënuar. Kjo skuadër i ngjan Spanjës në stilin e lojës. Është një Milan plot cilësi. I thashë menjëherë ‘po’ ofertës, edhe për faktin që në vitet e fundit asnjë klub nuk ka shfaqur kaq shumë interesim për mua. Kisha edhe mundësi të tjera për t’u rikthyer në Itali. Këto janë vitet e fundit të karrierës sime, por më të mirat sepse kam arritur pjekurinë e duhur. Eliminimi i Interit në Champions gjatë sezonit të kaluar ishte një kënaqësi e madhe.

Morata zbuloi edhe arsyen përse zgjodhi Milanin për të vazhduar karrierën e tij si futbollist.

Falënderoj klubin. Kur më thirrën Ibra, drejtuesit dhe trajneri, u binda menjëherë. Asnjë ekip nuk më donte kaq shumë. Ibra është një pikat e mia të referimit, është nder të jem këtu përkrah tij. Objektivi ynë është të sigurojmë yllin e dytë në fanellë.

Dua të fitoj me Milanin, nuk më intereson të shënojmë 50 apo 60 gola, duhet të fitojmë së bashku. Në këtë ekip ka shumë lojtarë të shkëlqyer që mund të na japin mundësinë të shënojmë shumë gola. Unë nuk premtoj tituj, por do të vrapoj si qen për të ndihmuar shokët e mi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy