Anulimi i garave në disa shtete të Amerikës ka bërë që Formula 1 të konfirmojë edhe tre gara të tjera në kontinentin e vjetër. Konkretisht, për shkak të COVID-19 u anuluan katër gara në shtetet e Amerikës, në Teksas, në Meksikë, në Brazil dhe në Kanada.
Shtetet e lartpërmendura kanë një rritje domethënëse të shifrave të pandemisë.
Si rrjedhojë i është hapur rruga rikthimit të Çmimit të Madh të Imola-s, për herë të parë që pas vitit 2006. Pista në San Marino, është sinonimi i vdekjes së kampionit të trefishtë botëror Ayrton Senna në vitin 1994. Kjo garë do të zhvillohet me 1 nëntor.
Ndërkohë dy garat e tjera të konfirmuara së fundmi janë ajo e Portugalisë në Portimao, për herë të parë në historinë e Formula 1. Përveç kësaj ky çmim do futet në histori pasi do të zhvillohet me praninë e tifozëve pavarësisht situatës me COVID-19. Gara tjetër është ajo e Nurburgring, që për herë të fundit është zhvilluar në 2013.
Chase Carey, sekretar dhe CEO i Formula 1, tha: 'Ne jemi të kënaqur të vazhdojmë të bëjmë përparim në finalizimin e planeve tona për sezonin 2020 dhe jemi të ngazëllyer për të mirëpritur Nurburgring, Portimao dhe Imola në kalendarin e riparë.”



