Atletico Madrid, insiston për Moise Kean

Atletico Madrid, insiston për Moise Kean

Sipas informacioneve të fundit, Atletico Madridi është drejt marrëveshjes me Moise Kean, i cili parashikohet se do të huazohet deri në fundin e sezonit.

Madrilenët janë të gatshëm të shpenzojnë 500 mijë euro për sulmuesin dhe të përballojnë rrogën e tij , i cili me shumë gjasa do ti shërbejë për fazën më vendimtare.

Traineri Diego Simeone ka në dispozicion vetëm Moratan, Griezmann dhe Angel Correa dhe me transferimin e 23 vjeçarit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mund të thuhet se e ka të kompletuar skuadrën në këtë aspekt.

Sigurisht, jemi vetëm disa muaj larg Europianit dhe për ishi-n e Evertonit është i domosdoshëm aktivizimi, për të qenë një ndër të përzgjedhurit e trainerit Luciano Spalletti tek kombëtarja ‘’ Azurre ‘’.

Nën drejtimin e ‘’ El Cholos ‘’, Moise Kean do të ketë mundësinë për të treguar veten, tek një ekip shumë cilësor, aty ku rivaliteti është shumë i ashpër.

‘’ Los Rojiblancos ‘’ po e presin me entuziazëm kalimin e Mose Kean në kryeqytetin spanjoll, një sulmues tejet potent, pavarësisht se po përjeton një eksperiencë jo të mirë tek Juventusi, e reflektuar në asnjë gol dhe asnjë asist në 12 sfidat e sezonit aktual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy