Real Madrid në garë për Gundogan

Real Madrid në garë për Gundogan

 Humbja e një vendi në 11-shen e  Pep Guardiolas i ka shtuar zërat për largimin e Ilkay Gundogan në merkaton e verës.

Gjermani ka ngelur në prapavijë sepse Bernardo Silva i ka rezultuar më efikas spanjollit dhe  fakti se kontrata e mesfushorit përfundon në verën e 2023-shit , e bën edhe më të mundur  lamtumirën me ‘’ Etihad Stadium ‘’ gjatë kësaj periudhe .

Bardhekaltërit  tashmë janë të përqëndruar tek ofertat më bindëse për 31 vjeçarin të cilat s’kanë vonuar shumë duke patur si protagonist  Real Madridin .

Carlo Ancelotti beson tek eksperienca e Ilkay Gundogan dhe mund ta përfshijë në rotacionet e të ardhmes , në pritje të mbështetjes për transferimin e lojtarëve si Nicolo Barrella, Bellingham apo Tielemans ,  të piketuar prej kohësh nga drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’. 

Ishi i Milanit e meriton që ti plotësohet çdo dëshirë për arsye se i ka lideruar madrilenët drejt finales së Champions Leagues dhe është shpallur kampion i La Ligas duke lënë për të kuptuar se në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund të vijojë të mbizotërojë lumturia e cila duhet të ketë si aleat një investim të fuqishëm gjatë merkatos për të mos e ndalur rrugën drejt sukseseve .

Në këtë histori parashikohet se nuk do të jetë shumë e lehtë për Real Madridin pavarësisht suksesit të deritanishëm sepse edhe Atletico Madridi , Barcelona , Arsenali , Borussia Dortmundi  dhe Bayern Munchen janë interesuar për Ilkay Gundogan i cili duhet të marrë një vendim të vështirë për ta shijuar ashtu siç duhet karrierën .

Edhe gjatë këtij sezoni , dëshira e madhe e Pep Guardiolas për fitimin e Champions Leagues nuk u plotësua dhe qartësisht kuptohet se tek ishullorët diçka nuk shkon dhe mendja të shkon gjithmonë tek përforcimet por ishi i Barcelonës akoma nuk i ka gjetur skemat e duhura për ti mposhtur rivalët pavarësisht se ka në përbërje një ekip kampionësh.

 Ndërsa Real Madridi është i mësuar me suksesin dhe para disa vitesh gjatë eksperiencës së Zinedine Zidane e tregoi me tre Champions League dhe në aktualin e pret Liverpooli i Jurgen Klopp me objektivin e hakmarrjes për humbjen në sezonin 2017-2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy