Humbja me Partizanin, Devolli: Duhet shikuar penalltia, lojtarët të mos shikojnë renditjen

Humbja me Partizanin, Devolli: Duhet shikuar penalltia, lojtarët të mos shikojnë renditjen

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli për MCN TV, pas humbjes me Partizanin.

Devolli kishte pretendime për penalltinë, ndërsa shtoi se nuk i pëlqen shthurja e lojtarëve pas golit të parë. Sipas tij, lojtarët nuk duhet të shikojnë renditjen.

Bëmë një ndeshje të mirë. Patëm rastet tona, por edhe për meritë të portierit të Partizanit nuk shënuam. U sajua goli i parë, duhet shikuar rasti i penalltisë, por nuk është kjo pjesa ime. Lojtarët shthuren, por kjo nuk më pëlqen. Në rregull, mund të kesh kolpo, por s’do të thotë të dorëzohesh. Emocionet bëjnë të veten, ka lojtarë të rinj që luajnë për herë të parë në Superligë. Kampionati vazhdon dhe ne do vazhdojmë garën”, u shpreh fillimisht Devolli.

Ne e dimë gjendjen e Rashtiti që nuk është në 100%, po vuan dhe po luan me gjilpëra. E falenderoj që po sakrifikon. Rivas apo Salami nuk bënin presion dhe më pas Partizani luajti mirë si në qendër dhe nga krahët. Por me pak kujdes duhet të vazhdonim punën edhe pse pësuam 1 gol. Tjetër kur je 1-0 tjetër kur je 2-0. Golin e dytë përsëri në tranzicion, si me Erzenin. Janë djem të rinj, kanë nevojë për besim dhe të rriten. Ne këtë punë kemi, që t’i mësojmë. Sapo bëmë ndërrimet pësuam golin e dytë. Për këtë më vjen inat edhe me 2-0 duhet të vazhdonim lojën, kjo gjë duhet eliminuar menjëherë. Do vazhdojmë kampionatin, këtë punë kemi. Lojtarët edhe për veten e tyre duhet të vazhdojnë punën pasi duhet të afirmohen. Nuk duhet ta shikojnë renditjen. Ne këtë punë kemi t’i mbajmë të gjithë në entuziazëm,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy