U bë shkak që Nunez të merrte të kuq, mbrojtësi merr mesazhe kërcënuese nga tifozët

U bë shkak që Nunez të merrte të kuq, mbrojtësi merr mesazhe kërcënuese nga tifozët

Darwin Nunez, u tradhtua nga nervat, teksa në minutën e 57-të, goditi me kokë Joachim Andersen dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Sulmuesi i Liverpool nuk e kontrolloi dot veten dhe ra pre e provokimit të mbrojtësit të Crystal Palace, duke e goditur menjëherë. Andersen nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi, ka treguar se ka marrë disa kërcënime, pasi u bë shkak që Nunez të ndëshkohej me të kuq.

Kam marrë ndoshta 400 nga këto mesazhe kërcënuese mbrëmë. Unë e kuptoj që ju mbështesni një ekip, por kini pak respekt dhe ndaloni së vepruari ashpër në internet”, shkruan Andersen në postimin e tij.

Kujtojmë se ndeshja mes Liverpool dhe Crystal Palce u mbyll në barazim 1-1, me skuadrën e Klopp që regjistron kështu barazimin e dytë radhazi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy