
Ditën e sotme u luajtën dy ndeshje në Grupin B në Kategorinë e Dytë.
Flamurtari ka zhgënjyer në shtëpi, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Tepelenës. Vlonjatët e nisën mirë sfidën, duke kaluar në avantazh në minutën e 7-të me Gersi Diamantin, por Tepelena barazoi në minutën e 60-të me Gjergji Lushkaj.
Ndërkohë Labëria që pak ditë më parë mposhti Vllazninë në Kupë, ditën e sotme ka regjistruar një sukses në kampionat. Skuadra nga Vlora shkatërroi me shifrat 0-4 Memaliajn në transfertë, duke vazhduar kështu formën e mirë në këtë sezon.



