Atletico Madrid, ofertë për Marc Cucurellan

Atletico Madrid, ofertë për Marc Cucurellan

Marc Cucurella po përjeton një ndër momentet më të rëndësishëm në karrierë.

Mbrojtësi ka arritur të konsolidohet jo vetëm tek C helsea por edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’, dy aspekte të cilët ia rrisin automatikisht vlerat. 

27 vjeçari fitoi Botërorin e Klubeve me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe gjithashtu Europianin me Spanjën duke lënë për të kuptuar se vijon të jetë një ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet. 

Shpërthimi në Premier League, tek një ekip tek i cili është vështirë të aktivizohesh si titullar tashmë ka vënë në lëvizje disa pretendentë. 

Atletico Madridi është një ndër to, drejtuesit e të cilit po e ndjekin prej kohësh progresin e Marc Cucurellas dhe do të tentojnë transferimin e tij në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ gjatë janarit. 

Flitet se Enrique Cerezo do të ofroje rreth 40 milionë euro për katalanasin por referuar rëndësisë në 11-shen e Enzo Marescas thuhet se anglezët do ta refuzojnë këtë shifër. 

Eksperienca prej katër sezonesh në ‘’ Stamford Bridge ‘’ sigurisht ia ka lartësuar figurën Marc Cucurellas, i cili mund të adaptohet në disa sisteme loje, një avantazh për çdo ekip. 

Nuk do të jetë aspak e lehtë për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ sepse bëhet fjalë për një ndër elementët stabël të italianit, një teknik i cili i ka treguar aftësitë nën drejtimin e 6 herë kampionëve të Premier Leagues. 

16 sfida, 0 gola dhe 2 asiste numëron ishi i Getafes në sezonin aktual, një mbrojtës me shumë vlera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy