
Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, komentoi ndeshjen mes Bylisit dhe Teutës, që u mbyll në barazim pa gola.
Dede deklaroi se Teuta zhvilloi një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë dhe mund ta kishin fituar ndeshjen, me rastin e Vilës në fund.
Ndoshta ka të drejtë Shkëmbi, sepse skuadra vuajti, si dhe ai në pankinë. Pjesa e dytë tregoi se Teuta mund të bëjë më shumë se kaq. Teuta në pjesën e dytë më dha shenja të mira. Me dy sulmuesit tentuan të bëjnë presion dhe më kërkues.
Rasti i Vilës, ishte nga ato raste ku mund të merrnin tre pikët. Shkëmbi ka të drejtë kur thotë se ju duk më shumë skuadër. Teuta mori një pikë të rëndësishme, sa i përket psikologjisë së skuadrës. Bylisi është një kundërshtar i fortë.



