Chelsea dhe Bayern Munchen, sfidë për Ramsdale

Chelsea dhe Bayern Munchen, sfidë për Ramsdale

Ecuria e shkëlqyer e portierit Aaron Ramsdale, ka vënë në lëvizje drejtuesit e dy ekipeve shumë të njohur në Europë.

Chelsea dhe Bayern Munchen do të masin përsëri forcat, këtë herë për gardianin e Arsenalit, lajm i bërë me dije nga ‘ Daily Mail ‘.

Humbja e vendit titullar tek londinezët mund ta përshpejtojë largimin nga ‘ Emirates ‘ gjatë merkatos së verës, sidomos kur bëhet fjalë për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe bavarezët, dy ekipe që aspirojnë për fitimin e të gjithë trofeve në vijimësi.

25 vjeçari është pjesë e ‘’ Topchinjve ‘’ prej tre sezoneve dhe progresi i tij është evident, i cili mund të jetë një ndër protagonistët e një periudhe, e cila pritet të përcillet me shumë emocione dhe të papritura.

Në sezonin aktual, nxënësi i Mikel Artetas është aktivizuar në 10 sfida dhe ka pësuar 11 gola por gjithsesi cilësitë janë të padiskutueshme dhe jo më kot pretendohet nga Chelsea dhe Bayern Munchen.

Në aspektin sportiv, aktualisht gjermanët janë shumë hapa përpara, ndërsa në atë ekonomik pronari Todd Boehly e ka treguar potencialin në dy merkatot e fundit por fatkeqësisht ekipi i Mauricio Pochettinos vijon në vendnumëro në Premier League.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy