Savinho, afër rinovimit me Manchester City-n

Savinho, afër rinovimit me Manchester City-n

  Në merkaton e janarit priten shumë ndryshime tek Manchester City. 

Drejtuesit e ‘’ Qytetarëve ‘’ si gjithmonë do të japin maksimumin për të qenë edhe më afër fitimit të titujve gjatë vijimësisë. 

Pep Guardiola po i bën mirë llogaritë, si në lidhje me blerjet ashtu edhe me qëndrimin e lojtarëve që e kanë bindur. 

Në këtë kuptim një ndër to është edhe Savinho dhe tashmë drejtuesit janë vënë në lëvizje për t’ia rinovuar kontratën. 

Sipas ‘ The Athletic ‘, 21 vjeçari është afër qëndrimit në ‘’ Etihad Stadium ‘ pavarësisht interesit të Tottenham Hotspurit.

 Ish traineri i Barcelonës është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e ishi-t të Gironas, të cilin e presin sfida jo të lehta me anglezët. 

Parashikohet rinovimi deri në 2029-tën dhe njëkohësisht të evitojnë ofensivën e pretendentëve gjatë periudhës së transferimeve. 

Sigurisht Pep Guardiola shquhet për kokëfortësinë, pa të cilin bardhekaltërit nuk do të ishin kjo skuadër që janë sot. 

Rinovimi me Savinho-n është një mesazh i qartë se ky trainer i jep prioritet talentëve, të cilët do të jenë përfaqësuesit më të denjë të ish fituesve të Champions Leagues në të ardhmen e afërt. 

Deri më tani talenti i lindur në Sao Mateus të Espirito Santos ka kontribuar me 1 gol në 4 sfida, të cilat kanë përforcuar cilësitë e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy