Chelsea përgatit largimet

Chelsea përgatit largimet

Pas një investimi të fuqishëm prej me shumë së një miliard eurosh nga Todd Boehly gjatë merkatove, ende Chelsea nuk po e gjen dot rrugën drejt suksesit.

‘’ Blutë e Londrës ‘’ çuditërisht janë shëndërruar në një ekip i mesit të tabelës në Premier League dhe natyrisht përgjegjësi kryesor për këtë ecuri është traineri Mauricio Pochettino.

Argjentinasi shkëlqeu në të kaluarën nën drejtimin e Tottenham Hotspurit, skuadër të cilën e dërgoi deri në finalen e Champions Leagues, fatkeqësisht të humbur kundër Liverpoolit.

52 vjeçari ka filluar të bëjë llogaritë për sezonin vijues, i cili para pak kohësh kishte mundësinë në njëfarë mënyre të justifikohej por e humbi finalen e Kupës së Ligës kundër Liverpoolit.

Tashmë ish mbrojtësi ia ka hapur derën largimeve dhe flitet për Thiago Silvan, Benoit Badiashile dhe Marc Cucurella, lojtarë të cilët nuk e kanë bindur.

Me largimin e tyre nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ synohet fuqizimi i arkave për të qenë në lartësinë e duhur gjatë verës, një periudhë deçizive për të ardhmen e Chelseat, një ndër ekipet më të suksesshëm në Angli dhe Europë në të kaluarën.

Vetëm 36 pikë të grumbulluara në 26 sfidat në kampionat i pozicionojnë kryeqytetasit 14 pikë larg Europës, një statistikë e cila rikonfirmon situatën kritike tek kjo skuadër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy