
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, u diskutua për sezonin e Vllaznisë, me shkodranët që në kampionat e mbyllën në vendin e pestë, por fituan Kupën e Shqipërisë.
Në lidhje me këtë, ish-futbollisti Ermal Tahiri, u shpreh se skuadra ishte projektuar për titull dhe nuk e diskutonte Europën, por duke parë se si shkoi, Kupa duhej arritur me çdo kusht.
Vllaznia këtë sezon u projektua për kampion. Nuk diskutohej fare për Europën. Kur nuk kapën të parën, objektivi i dytë, Kupa duhej arritur me çdo kusht. Marrja e Kupës me përmbysje tregoi karakter për Vllazninë dhe prandaj është i bukur fitimi i Kupës.
Në krahun tjetër, gazetari Pano Xhixho, u shpreh se me fitimin e Kupës, sezoni i Vllaznisë mund të quhet i suksesshëm.
Para dy sezonesh Vllaznia luajti me Besëlidhjen për të qëndruar në Superiore dhe tashmë kanë fituar 2 Kupa në dy vitet e fundit. Për mua, sezoni i Vllaznisë është sukses. Vllaznia këtë edicion e ka kaluar edhe një tur në Europë.



