Berat Gjimshiti: Ndaj Çekisë vetëm për fitore, të luajmë me grintë

Berat Gjimshiti: Ndaj Çekisë vetëm për fitore, të luajmë me grintë

Berat Gjimshiti është shprehur se ndaj Çekisë, Shqipëria do të japë maksimumin për të marrë fitoren, ndonëse kjo është vetëm një miqësore. Në konferencën para mediave, mbrojtësi i Kombëtares është shprehur se çdo lojtar duhet të luajë me grintë, diçka që sipas tij është edhe në venat e shqiptarëve.

“Jam dakord për paraqitjen pozitive ndaj Ullesit. Ka disa gjëra që duhen përmirësuar. Çekia ka disa lojtarë me cilësi, të cilët i njohim që luajnë në Europë. Do japim maksimumin për të marrë fitoren. Vendos trajneri kush do luajë në mbrojtje, por mendoj që secili që do luajë, do japi maksimumin e tij. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, të japim maksimumin.

Sulmi? Në stërvitje merr vetëbesim. Futbolli ndoshta nuk është i njëjtë si me Atalantën dhe këtu. Çdo lojtar ka atë stilin e tij të lojës. Çdo lojtar të japë ndihmën te sulmi, duhet të japë një dorë edhe mbrojtja.

Grinta na jep sigurinë në fushë. Është edhe në venat tona si shqiptarë grinta dhe do japim maksimumin në fushë.”, u shpreh Gjimshiti.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy