Barcelona, objektiv tek Genti

Barcelona, objektiv tek Genti

Ecuria e prapavijës së Barcelonës vijon të rikonfirmojë problematikat ndër vite.

‘’ Los Cules ‘’ ende nuk e kanë gjetur zgjidhjen në lidhje me këtë aspekt dhe merkatoja e verës do të jetë një tjetër test për drejtuesit.

Tek Genti po spikat Jorthy Mokio, i cili me vetëm 16 vite mbi supe konsiderohet një ndër lojtarët më premtues në kampionatin belg të moshave.

Sipas ‘ RMC’, ‘’ Azulgranët ‘’ pretendojnë të fuqizojnë akademinë e ‘’ La Masias ‘’ për të furnizuar ashtu siç duhet në një të ardhme të afërt ekipin e parë.

Në vitet e fundit kjo formulë ka rezultuar e suksesshme dhe sigurisht do të praktikohet edhe në vijimësi.

Mungesa e titujve, sidomos në Spanjë është një sinjal se drejtuesit e kuq e bluve duhet të punojnë më shumë në çdo aspekt, të cilët do të kenë shumë punë për të bërë në funksion të sezonit të ardhshëm.

Lojtari në fjalë për sa i përket aktualit numëron 6 sfida dhe interesi i Barcelonës ia lartëson figurën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy