
Manchester City është ndalur në një barazim spektakolar 3-3, në transfertë ndaj skuadrës së Newcastle United.
Ndonëse kaluan të parët në avantazh me Gundogan në minutën e 5-të, skuadra e Guardiolës u përmbys, pasi Newcastle shënoi 3 herë me Almiron në minutën e 28-të, Wilson në minutën e 39-të dhe Trippier në minutën e 54-t.
City nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë shifrat me gola të Haaland në minutën e 60-të dhe Silva në minutën e 64-t, por vetëm kaq, pasi nuk arritën të shënojnë edhe një tjetër për të marrë 3 pikët.
Në Bundesligë, Bayern Munich u tregua i pamëshirshëm në transfertë ndaj Bochum, skuadër të cilën e mposhtën me shifrat e thella 0-7. Ndeshja tjetër në Bundesligë mes Eintracht Frankfurt dhe Koln u mbyll në barazim 1-1.



