Problemet në Federatë, kombëtarja rrezikon përjashtimin nga Botërori

Problemet në Federatë, kombëtarja rrezikon përjashtimin nga Botërori

FIFA ka kërcënuar me përjashtim nga Botërori, kombëtaren e Tunizisë. Gjithçka lidhen me problemet në Federatën e futbollit të këtij vendi, aty ku politika ka ndërhyrë në zgjedhje.

Në një letër drejtuar shtetit të Tunizisë, FIFA i ka kërcënuar me përjashtim nga Botërori, nëse në çështjet e Federatës ndërhyn politika.

Në këtë drejtim, dëshirojmë t’ju kujtojmë se shoqatat anëtare të FIFA-s janë ligjërisht të detyruara t’i kryejnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim të padrejtë nga palët e treta.

Çdo mospërmbushje e këtyre detyrimeve mund të rezultojë në vendosjen e ndëshkimeve sipas ligjeve të FIFA-s, duke përfshirë pezullimin e federatës përkatëse”, thuhet në letrën e FIFA-s.

Nëse FIFA merr masa, kjo mund të nënkuptojë ndalimin e kombëtares tuniziane nga pjesëmarrja në Kupën e Botës “Katar 2022”, e cila do të fillojë më 20 nëntor.

Tunizia është aktualisht në Grupin D së bashku me Danimarkën, Australinë dhe Francën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy