Nano: Shqipëria ndaj Polonisë më pëlqeu më shumë, lojtarët po tregojnë se janë më të mirë sesa në letër

Nano: Shqipëria ndaj Polonisë më pëlqeu më shumë, lojtarët po tregojnë se janë më të mirë sesa në letër

Moderatori i “Arnautistan”, Mustafa Nano, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, në lidhje me ecurinë e Kombëtares shqiptare, në ndeshjet kualifikuese të Europianit. Nano deklaroi se lojtarët kanë treguar se janë më të mirë, nga ajo çfarë ata duken në letër. Ai u shpreh gjithashtu, se më shumë i pëlqeu Shqipëria ndaj Polonisë, pavarësisht se u mund, sesa Shqipëria e dy ndeshjeve të fundit ku fitoi. Sipas tij, entuziazmi i skuadrës ngjall frikë dhe tha se nuk i zë besë kësaj. "Ndeshjet e Shqipërisë i pashë. Kombëtarja në letër është e e dobët, nga sa është realisht. Kemi një skuadër Kombëtare, që është më e fortë, nga sa duket në letër. Më pëlqen shumë Asllani, për mënyrën si luan. Kemi Brojën, që për fat të keq, ka pësuar një dëmtim të rëndë. Kemi lojtarë të mirë, por të cilët kanë treguar se janë më të mirë, nga sa duken në letër. Nuk ia kam besën këtij lloj entuziazmi, nga një skuadër që ka dhënë më shumë. Nëse Broja kthehet me potencialin e vet, është një nga lajmet më të mira për futbollin shqiptar. Shpresojmë mos të jetë dëmtuar shumë te gjuri. Shpresojmë që futbollistët të bëjnë mirë, tek ana e kimisë. Është shumë shpejt, për të dhënë një konsideratë për Sylvinho. Më shumë më ka pëlqyer Kombëtarja kur humbi me Poloninë, sesa kjo që fitoi këto dy ndeshje, ndaj dy kundërshtarëve si Moldavia dhe Ishujt Faroe. Nuk i zë besë entuziazmit. Sa më shumë e shikoj këtë, më shumë kam frikë. Është për t’iu gëzuar faktit, që Kombëtarja është më e mirë, nga sa duket në letër. Atë që mund të bëjë Kombëtarja dhe lojtarë të veçantë, për marketing internacional, nuk e bën asnjë lloj qeverie dhe diplomacie. Atë që e bën futbolli, nuk ka fuqi ta bëjë asnjë faktor tjetër. Në shtator ka për tu bërë nami. Ndeshja me Poloninë do të jetë decizive. Interesi do të jetë shumë i madh. Ky interes i tifozëve, është diçka shumë e mirë për Kombëtaren.", deklaroi Nano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy