Gola dhe luftë deri në fund, Partizani fiton duelin për Europë ndaj Kukësit

Gola dhe luftë deri në fund, Partizani fiton duelin për Europë ndaj Kukësit

Partizani ka marrë një fitore me shumë vlera, teksa ka mposhtur në transfertë Kukësin me rezultatin 1-2.

Një 3 pikësh i rëndësishëm për të kuqtë, ndaj rivalit direkt për vendin e tretë, që të dërgon në Europë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Partizanit, pas dopietës së Stenio Junior, ndërsa në të dytën verlindorët u shfaqën më kërkues. Në minutën e 52, Milunovic ngushtoi diferencat në 1-2.

Pas kësaj, Kukësi luftoi deri në fund, për golin e barazimit, por pa sukses. Në fund, skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë, pasi për Partizanin u ndëshkua me të kuq Gueye, ndërsa për vendasit u ndëshkua me të kuq De Lucas.

Partizani mban vendin e tretë tashmë me 49 pikë, 3 pikë më shumë se Kukësi i vendit të katërt dhe 4 më shumë se Vllaznia.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy