Buxheti i Newcastles për janarin

Buxheti i Newcastles për janarin

 Ecuria pozitive e Newcastles pritet të reflektohet edhe gjatë merkatos së janarit, gjatë të cilës do të tentohet firmosja me lojtarë cilësorë.

‘’ Las Urracas ‘’ e kanë filluar me shumë vrull sezonin dhe momentalisht e kanë të arritur objektivin , i cili lidhet me pjesëmarrjen në Europë .

Bardhezinjtë i kanë të gjitha shanset për tu shëndërruar në një ekip elite dhe avantazhi më i madh i tyre është se janë më të pasurit e botës.

Sipas  ‘ 2Playbook ‘ presidenti Yasir Al – Rumayyan ka vënë në dispozicion 80 milionë euro për periudhën e janarit , shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen .

Fokusi kryesor i trainerit Eddie Howe është mbrojtja dhe një ndër elementët e preferuar të anglezit është ai i Monacos Benoit Badiashile , i cili mund ti kushtojë Newcastles 40 milionë euro.

Objektivi  i këtij ekipi është pjesëmarrja në Champions League dhe nëse vijon kështu mund të jetë një ndër 32 ekipet e këtij kompeticioni.

 Pak e nga pak  rruga po shtrohet drejt shëndërrimit në një ekip të frikshëm, i cili mund të jetë një risi në të ardhmen , në Premier League dhe kontinentin e vjetër.

 

 

 

                   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy