Gazetari Kristo Thoma, ka folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, për përplasjet e fundit, mes kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe presidentit të FSHF, Armand Duka, ku gjatë këtyre ditëve, ka pasur përplasje dhe akuza nga të dyja palët.
Thoma theksoi se të gjithëve i intereson që futbolli të jetë i pastër, por shton se nuk ka arritur të kuptojë qëllimin që Veliaj është bërë protagonist para zgjedhjeve.
“Nëse tani ka filluar lufta, më vonë parashikimi është që do jetë më e madhe, kur të dalin emrat. Luftë për pushtet do e quaja unë. Lufta politike, nuk fitohet pa bërryla të gjakosur.
Lajmi më i fortë është dosja. Retorika është shumë e fortë nga të dyja palët. Duket sikur kanë diçka për të fshehur. Me çfarë statusi dhe qëllimi futet Veliaj në këtë proces. Duhet kuptuar kjo. Të gjithëve i intereson që futbolli të jetë i pastër dhe ata që kanë shkelur ligjin, të ndëshkohen.
Unë nuk i di lidhjet dhe raportet mes Shakohoxhës dhe Veliajt. Shakohoxha e ka nisur garën e tij. Unë nuk i di lidhjet. Të shikojmë nëse do të bëhen publike provat që nesër. Ne që e njohim futbollin, do i shikojmë nëse provat janë reale. Kandidimi i Starovës dhe Shakohoxhës, është gjëja më e mirë.”, u shpreh Thoma.



