Shqiponja e Xhixhi Bufon tërbon serbët

Shqiponja e Xhixhi Bufon tërbon serbët

Dy ditë më parë, gazetari Dritan Shakohoxha postoi në “Instagram” një foto ku shihet duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenore me portierin e Italisë, Xhanluixhi Bufon, pas ndeshjes së Kombëtares në Palermo.

Mirëpo kjo ka ngjallur reagimin e serbëve, të cilët ndjehen të provokuar.

E përditshmja “Kurir”, në edicionin online shkruan se “gardiani” i Juventusit nuk do të ketë më simpatinë e serbëve, pasi ka bërë simbolin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, është pa dyshim mjaft popullor në mbarë botën, por në të ardhmen nuk do të ketë simpati të madhe nga serbët. Pas ndeshjes me Shqipërinë, portieri i kombëtares italiane bëri me dorë shqiponjën dykrenore, simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Legjenda nga Torino e bëri këtë së bashku me gazetarin Dritan Shakohoxha, i cili vazhdimisht poston foto të kriminelit Ramush Haradinaj”, shkruan “Kurir”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy