
Mbërritja e Luis Enriques në ‘’ Parque de Princes ‘’ duket se e ka bindur mesfushorin Carlos Soler për të qëndruar tek Paris St Germain. Ishi i Valencias do të kërkojë më tepër protagonizëm në sezonin vijues dhe në lidhje me të ardhmen ka deklaruar: “ Dua të qëndroj tek Parisi. Eshtë një klub i madh dhe vështirësitë janë mëse normale për arsye të rivalitetit “ , u shpreh 26 vjeçari. Në sezonin e kaluar , Carlos Soler u aktivizua në 38 sfida, të përmbledhura në 1770 minuta , gjatë të cilave shënoi 7 gola dhe kontriboi me 4 asiste. Megjithatë , Luis Enrique do ta thotë fjalën e fundit në lidhje me bashkombasin e tij, tek një ekip i mbushur me yje, pretendent serioz për çdo trofe të mundshëm në çdo sezon .



