Kane qëndron tek Tottenhami

Kane qëndron tek Tottenhami

 Prej shumë sezonesh e ardhmja e Harry Kane vijon të përflitet në çdo merkato sepse është një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të aktualitetit.

Mendohej se anglezi do të niste një tjetër aventurë për arsye se pretendohej fuqimisht nga Manchester United dhe Real Madridi por risitë e kohëve të fundit tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ e kanë bindur për të qëndruar në ‘’ White Hart Lane ‘’ .

Protagonisti i kësaj historie është Antonio Conte , trainer i cili arriti ti rikthejë anglezët në Champions League .

Ky sukses e ka kthyer gjithçka në favorin e Tottenhamit dhe sipas ‘ Marcas ‘, ‘’ Uragani ‘’ ka vendosur ti qëndrojë besnik ‘’ The Whites ‘’ për të mos i rënë me shkelm sakrificave të trainerit nga Lecce i cili e njeh shkëlqyeshëm rrugën drejt suksesit.  

Përpos këtij fakti , që në krye të herës 52 vjeçari ia bëri të qartë rivalëve se nuk do ta kenë aspak të lehtë  përballjen me Tottenham Hotspurin dhe avantazhi në këtë rast ishte njohja shumë e mirë e Premier Leagues për arsye të eksperiencës tek Chelsea.

Për avancimin e mëtejshëm një lojtar si Harry Kane konsiderohet i domosdoshëm dhe presidenca vendase është drejt rinovimit të kontratës së golashënuesit deri në 2026-tën, pra edhe për dy vite të tjera , atëherë kur bomberi britanik do të ketë 33 vite mbi supe.

Një vendim i tillë pritej sepse aspiratat jo vetëm të ‘’ Spursave ‘’ por edhe të Harry Kane lidheshin fillimisht me pjesëmarrjen në Champions League dhe gjithashtu fitimin e trofeve.

Sigurisht ecuria pritet me shumë pengesa por eksperienca e Antonio Contes është një lloj garancie dhe domosdoshmërisht peshat e rënda duhet të qëndrojnë për të mos i rënë me shkelm arritjeve të sezonit të lënë pas .

27 gola dhe 9 asiste në 50 sfida vijojnë ta cilësojnë ishi-n e Leicester City-t një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të Europës dhe Tottenhami duhet të përfitojë nga ky fakt për arritjen e objektivave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy