
Paraqitjet dinjitoze të Jules Koundes në këtë fillim sezoni e kanë shtuar interesin e disa klubeve me emër në Europë.
Liverpooli është një ndër pretendentët për francezin, një lojtar stabël në rradhët e Barcelonës.
Ky interes është pasuar me nisjen e tratativave nga spanjollët për ti gjetur një zëvëndësues, duke qenë se oferta për ishi-n e Sevillas mund të rezultojë bindëse.
Momentalisht traineri Hansi Flick po vëzhgon Loic Baden, një element shumë i rëndësishëm pikërisht tek andaluzët.
24 vjeçari e ka rritur rendimentin me kalimin e kohës, i shëndërruar tanimë në një lojtar të padiskutueshëm për numrin një të stolit të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ Francisco Javier Garcia Pimienta.
Nëse Jules Kounde do ti japë lamtumirën ‘’ Camp Nout ‘’, Loic Bade mbetet një kandidat potencial për t’iu bashkuar ish fituesve të La Ligas.
Ishi i Nottingham Forestit konsiderohet një ndër më të spikaturit jo vetëm në kampionatin spanjoll por edhe në arenën europiane dhe gjatë merkatos së verës ‘’ Blaugranët ‘’ pritet të nisin ofensivën për ta larguar nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.
Në sezonin aktual Loic Bade po rikonfirmon se mbetet një element për tu marrë në konsideratë, të cilin deri më tani e ka shoqëruar me 8 sfida në rradhët e ish kampionëve të Europa Leagues.



