Harry Kane, afër rinovimit me Bayern Munchenin

Harry Kane, afër rinovimit me Bayern Munchenin

Sezoni i kaluar demostroi edhe njëherë kapacitetin e Harry Kanes. 

Anglezi e ndihmoi Bayern Munchenin me 61 gola dhe 7 asiste në 51 sfida për të cilin po bëhet çmos që të qëndrojë edhe më gjatë. 

Pretendimi i bavarezëve është rinovimi i kontratës me ishi-n e Tottenham Hotspurit deri në qershorin e 2029-tës për të vijuar me rrugëtimin e deritanishëm. 

Në aspektin e kompeticioneve 32 vjeçari kontriboi me 36 gola në 31 sfida dhe 5 asiste në Bundesligë dhe 14 gola në 13 sfida në Champions League. 

Ndërkohë që në Botëror i ndihmoi ‘’ Tre Luanët ‘’ me 6 gola duke u shëndërruar në një referent në metrat e fundit.

 Nëse do të qëndrojë në ‘’ Allianz Arena ‘’ do të ketë shansin ti shtojë rekordet me gjigandët e Bundesligës por duhet theksuar se është pretenduar së fundmi nga Barcelona dhe Al- Hilal. 

Natyrisht që me këto statistika kurrsesi drejtuesit e Bayern Munchenit do ta lejojnë largimin e bomberit i cili është një garanci në çdo sfidë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy