Barcelona ‘’ peshkon ‘’ në Uruguaj

Barcelona ‘’ peshkon ‘’ në Uruguaj

Tentativat e drejtuesve të Barcelonës në lidhje me gjetjen e zëvëndësuesit të Sergio Busquets vijojnë dhe kësaj here i kanë kaluar kufijntë. Objektivi i tyre aktivizohet me Liverpool Montevideon në kampionatin uruguajan. Flitet për Fabricio Diaz , për të cilin spanjollët janë gati të shpenzojnë rreth 6 milionë euro. Në rastin e arritjes së akordit, fillimisht 20 vjeçari nga Canelones do të aktivizohet me ekipin e të rinvje , i cili drejtohet nga ish mbrojtësi meksikan Rafael Marquez dhe më pas do ti takojë Xavi Hernandezit të vendosë për ta përfshirë apo jo në ekipin e parë. Fokusi tek lojtarët në Amerikën e Jugut tashmë është një tendencë prej vitesh dhe me kalimin e kohës ka fituar terren për arsye se ky kontinent shquhet si prodhues talentësh, shumë prej të cilëve në të kaluarën kanë arritur majat në Europë. S’duhet harruar se Fabricio Diaz rezultoi një ndër më të mirët e ‘’ Celestëve ‘’ në Botërorin e U 20-tës , kompeticion në të cilin të besuarit e Marcelo Brolit mposhtën në finale Italinë.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy